E Diel, 1 Nëntor 2026

Rruga Dragobi-Brodozhnicë, investim që i hap rrugë zhvillimit ekonomik dhe turizmit

Banorët e Brodozhnicës dhe 4 fshatrave të tjerë të njësisë administartive Margegaj u mblodhën në vendin ku nisi puna për ndërtimin e rrugës automobilistike. Thonë se kane kërkuar dhe pritur prej vitesh këtë rrugë, mungesa e së cilës i ka mbajtur të izoluar por pjesën më të madhe të familjeve të largohen nga vendlindja.

“Një rëndësi të veçantë ka kryesisht për zhvillimin e turizmit, për lidhjen e bjeshkëve ndër vete”, u shpreh një banor.

“Ne jemi larguar nga ajo zonë dhe po të thuash e kemi pas të pamundur me shkel më në të”, tha një tjetër banor.

Për kryetarin e Bashkisë, investime të tilla janë prioritet për të kthyer edhe këtë pjesë të alpeve në funksion të banorëve dhe turizmit. Deputeti Erion Malaj, njëherësh dhe drejtuesi politik i PS për qarkun e Kukësit tha se zona të tilla janë në vëmendje të investimeve.

“Ky investim, ashtu si çdo investim i ngjashëm me të, i shton vlerë Tropojës, por njëkohësisht edhe turizmit në Shqipëri”, theksoi Malaj.

Rruga në fjalë ka një gjatësi 11 kilometra, prej të cilave 6 kilometra rrugë tërësisht e                                                                         re ndërsa fondi i vënë në dispozion për ndërtimin e kësaj rruge është rreth 77 milion lekë. Sipas kalendarit të punimeve rruga pritet të përfundojë brenda një periudhe 24 mujore.

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›