E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rruga Durres-Kukes, nisin shembjet ne Klos

Britma, lot dhe proteste e heshtur, kjo ka qene panorama e nje dite me pare ne fshatin Klos, ne komunen e Fanit, ne Mirdite, teksa fadromat e Policise Ndertimore kane shkaterruar disa nga banesat e ketij fshati. Banesat jane shkaterruar per t’i hapur rrugen ndertimit te trasese se autostrades qe do te lidhe Tiranen me Prishtinen. Asnjeri prej banoreve te ketij fshati nuk eshte kunder shembjes se shtepive te tyre, por ata thone se nje gje e tille te behej, pasi te jepej kompensimi. Aktualisht, ata nuk kane asnje kacidhe per te ndertuar nje banese, ku te fusin koken. Ndersa shqetesimi per kete situate ka mberritur edhe te deputeti i zones, me nderhyrjen e te cilit eshte bere e mundur qe te nderpritet shembja e nje banese tjeter ne fshatin Klos, ne te cilen strehoheshin 10 femije te nje familje. Vete nenkryetari i komunes se Fanit, Gege Cera, thote per gazeten se situata ne komunen e Fanit eshte mjaft problematike. Tashme nuk ka asnje diskutim se banoret do te lene banesat e tyre, por problemi eshte se shume prej tyre nuk kane se ku te strehohen. Tashme nuk behet fjale per cmimin e vleresimit te tyre, por per faktin se eshte shkelje e rende e te drejtave te banoreve t’u shembesh banesat pa u bere kompensimi. Megjithate, Cera sakteson se te gjitha banesat, qe jane ne vijen e trasese ku do te kaloje rruga, detyrimisht qe do te shemben. Ndersa ne zyrat e pushtetit vendor te Bashkise Rreshen dhe dy komunave ku do te kaloje aksi i rruges, situata eshte mjaft e veshtire. Qindra banore, qe do t’u shemben shtepite, kembengulin se duhet qe me perpara te terheqin parate e me pas le t’u shemben shtepite. Por, struktura shteterore e ngarkuar me procesin e shpronesimeve duket mjaft e vonuar ne realizimin e ketij procesi. Deri me tani vetem sa eshte bere identifikimi dhe vleresimi i aseteve te banoreve qe do te shpronesohen, por ende nuk eshte bere asgje per pagesat e tyre. Ne keto kushte edhe pse ne nje mot te ftohte dhjetera familje jane te pastreha dhe pritet ngritja e cadrave per te jetuar ne to, deri ne momentin kur do te kene mundesine per te blere banesa te tjera, ose per t’i ndertuar serish nga fillimi.
Aleksander Ndoja

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›