E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Rruga Kardhiq-Delvinë/ Prej dy orësh në SPAK, ish-drejtoresha e ARRSH: U thirrja si person që ka dijeni

Është paraqitur sot (3 tetor) në SPAK ish-drejtoresha e ARRSH-së. Pas rreth dy orësh në SPAK, Qato ka sqaruar për mediat edhe arsyen e marrjes në pyetje. Qato ka deklaruar se është pyetur lidhur me kallëzimin e kompanisë Gjoka për rrugën Kardhiq-Delvinë e cila u përjashtua nga tenderi, si person që ka dijeni për çështjen.

“Çështja nisi 3 vite më parë, me dorëheqjen time nga detyra e ARRSH. U pyeta për procedurën e kallëzimit është për rrugën Kardhiq-Delvinë. U pyeta në dijeni të personit që ka të dhëna për çështjen. Me sa u njoftova ishte kallëzim për shkelje të barazisë së çështjes. Përderisa prokuroria është duke kryer veprimet procedurale mendoj se shkaku im i dorëheqjes ishte që të vijonte me procedurat dhe për të vënë drejtësinë në pah”, tha ajo.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›