E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rruga Lezhe-Shkoder, vdes malazezi

LEZHE - Nje i vdekur dhe dy te plagosur rende, eshte bilanci i nje aksidenti te ndodhur dje ne superstraden Lezhe-Shkoder. Burime zyrtare prane policise se Lezhes bene te ditur se ka qene perplasja e dy automjeteve, njera "Fuoristrade" me targe te Ulqinit te Malit te Zi dhe tjetra "kamion" me targa te Tiranes, qe ka rezultuar fatale per Sadri Hajraj, nga Mali i Zi, i cili ka gjetur vdekjen, ndersa jane plagosur rende edhe dy persona te tjere, Samiha Shkoric qe udhetonte ne te njejtin mjet, si dhe drejtuesi i kamionit nga Tirana, Arben Sakaj. Sipas policise, aksidenti ka ndodhur ne afersi te fshatit Blinisht, te rrethit te Lezhes.

A.B


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›