E Hënë, 2 Nëntor 2026

Rruga Velçan–Mesmal në Maliq e bllokuar nga inertet, bashkia ndërhyn edhe në argjinatura

Nga ana e Bashkisë Maliq po vijon puna intensive për rihapjen e rrugës rurale Velçan–Mesmal, e cila është bllokuar nga inertet e shumta të sjella nga përroi i fshatit Velçan.

Materialet kanë mbuluar rreth 500 metra të segmentit rrugor, duke e vështirësuar ndjeshëm lëvizjen e banorëve të zonës. Mjetet e rënda janë në terren dhe po punojnë për heqjen e inerteve dhe normalizimin e qarkullimit.

Përveç kësaj zone, Bashkia Maliq po ndërhyn edhe në disa fshatra të tjerë. Një nga ndërhyrjet kryesore po kryhet në argjinaturën e lumit Dunavec, në afërsi të fshatit Sheqeras, ku po punohet për mbylljen dhe forcimin e saj me qëllim parandalimin e problemeve të mundshme nga rritja e prurjeve.

Autoritetet lokale theksojnë se punimet do të vijojnë deri në rikthimin e plotë të sigurisë dhe lëvizjes në të gjitha zonat e prekura./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›