Rruga e Arbrit, Berisha: Kompania kineze ofertë të leverdisshme, nuk rritet borxhi
TIRANE – Kryeministri në detyrë, Sali Berisha informon, përmes faqes të tij zyrtare në “Facebook”, se kompania kineze “CSCEC” ka paraqitur një ofertë të leverdishme për përfundimin e 27 kilometrave të Rrugës së Arbrit, që kanë mbetur pa u ndërtuar, përfshirë tunelin e Qaf Murrizit dhe Urën e Vashës. Sipas Berishës, oferta në çdo aspekt është shumë e leverdisshme, pasi shmang rritjen e borxhit publik.
“Kompania do bëjë vetë financimin e plotë (koncension) ose të pjesshëm të ndërtimit të rrugës me një kredi që qeveria kineze i akordon asaj për këtë vepër. Sipas një opsioni tjetër, qeveria shqiptare mund të bëhet bashkëfinancuese me shumën 70 milionë euro. Në të dy rastet pala shqiptare duhet të marrë përsipër pagesën e përvitshme të fitimit të munguar nga trafiku për vitet e nxjerrjes së investimit nga kompania. Oferta, në çdo aspekt, është shumë e leverdisshme. Ajo nuk rrit borxhin publik. Mbi bazën e saj, sipas ligjit do hapet së shpejti tenderi ndërkombëtar.”- shkruan Berisha.
“Rruga e Arbrit është rruga e dytë e kombit. Me ndërtimin e tunelit të Murrizit, distanca midis Shkupit dhe Tiranës shkurtohet me 103 km, kurse ajo midis Peshkopisë, Bulqizës dhe Tiranës bëhet përkatësisht 60 dhe 30 min.”-përfundon Berisha në “Facebook”.
(er.nu/BalkanWeb)