E Shtunë, 31 Tetor 2026

3 bashkëpunëtorë të Berluskonit dënohen për nxitje prostitucioni

MILANO - Tre bashkëpunëtorë të afërt të ish-kryeministrit italian, Silvio Berlusconi, të akuzuar për prostitucion, në të cilin u përfshi edhe një minorene, Ruby, u dënuan sot me pesë vjet burg.

Ish-menaxheri i balerinave të spektakleve, Lele Mora dhe prezantuesi televiziv, Emilio Fede u dënuan secili me shtatë vjet burg; ish-këshilltarja rajonale dhe ish-dentistja e Berlusconi-t, Nicole Minetti, u dënuan me pesë vjet burg. Mbi ta rëndon akuzat e nxitjes së prostitucionit.

Përveç të tjerave, Fede dhe Mora u ndaluan përjetë nga funksionet publike dhe postet që i vënë ata në kontakt me minorenët. Minetti u ndalua nga ushtrimi i një funksioni publik për pesë vjet.

Mora ishte i vetmi i akuzuar i pranishëm gjatë shpalljes së verdiktit. Sipas mediave italiane, Minetti ndodhej për pushime në Spanjë. Në rast apelimi nga të akuzuarit, vendimi pezullohet.

Ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi u dënua më 24 qershor me shtatë vjet burg dhe ndalimin e përjetshëm të ushtrimit të funksioneve publike, nën akuzën e abuzimit të pushtetit dhe përdorimin e tij për lirimin e Ruby-t, e cila u akuzua për vjedhje.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›