E Diel, 1 Nëntor 2026

Rruga e Kombit shtyhet tenderiBB sqaron kushtet per firmat

Do te jete 27 shkurti dhe jo 15 shkurti data e fundit e dorezimit te dokumenteve nga subjektet e interesuara per te marre pjese ne garen nderkombetare per marrjen me koncension te rruges nga Miloti deri ne Morin te Kukesit ne kufi me Kosoven. Ftesa per oferta ishte hapur nga data 19 dhjetor 2011 dhe do te mbetej e hapur deri ne afatin e fundit te pranimit te dokumentave parakualifikuese i cili ishte 15 shkurt 2012 ora 15.00.

OPTIMIZMI
Pak dite pas njoftimit per fillimin e fazes parakualifikuese te gares ministria njoftoi zyrtarisht per nje interesim te madh nga te huajt. Disa kompani nderkombetare kane paraqitur interes per marrjen me koncension me afat te gjate per rehabilitimin mirembajtjen dhe operimin e autostrades Milot-Morine e cila lidh Durresin dhe Tiranen me Republiken e Kosoves sipas zevendesministrit te Puneve Publike dhe Transportit Ernest Noka. Noka deklaroi tha me 28 dhjetor te vitit te kaluar se ne kerkese parashikohet qe koncesionari subject i nje sere standardesh performance do te jete pergjegjes per operimin dhemirembajtjen e autostrades duke perfshire dhe mirembajtjen e tunelit te Thirres 5.6 km te gjate me dy korsi operimin e nje stacioni per mbledhjen e tarifes dublimin e nje segmenti 26 km te gjate te autostrades si dhe ndertimin e disa strukturave shtese.

Shkrimin e plote e gjeni ne numrin e sotem te gazetes Shqiptarja.com

aq/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›