E Diel, 1 Nëntor 2026

Rruga e gjate e Kroacise drejt BE

Ne nentor 2000 Kroacia nisi negociatat me BE per nje Marreveshje Stabilizimi dhe Asociimi me BE-ne. Kjo ishte lidhja e pare kontraktore e Kroacise me BE-ne. Ne marreveshje te dyja palet rane dakord per rregulla per nje dialog te ardhshem politik u percaktuan marredheniet tregtare dhe prej Kroacise u kerkua qe ta pershtase legjislacionin e saj nacional me standardet evropiane. Njekohesisht prej Zagrebit u kerkua qe te angazhohet ne menyre me intensive per dialogun rajonal dhe qe te intensifikoje bashkepunimin me fqinjet. E gjithe kjo u mbikqyr ne te ashtuquajturin Keshill te Marreveshjes se Stabilizimit dhe Asociimit. Ne krahasim me marreveshjet e meparshme evropiane qe BE-ja i vendosi ne ate kohe me vendet e Evropes Qendrore dhe Lindore marreveshjet me Kroacine shkuan edhe me teper ne thellesi dhe ishin shume me te detajuara.

Grindje kufitare midis fqinjsh

Lutjen zyrtare per anetaresim ne BE Kroacia e paraqiti ne kohen e qeverise se socialdemokratit Ivica Racan ne mars 2003. Nje gjysme viti me vone Komisioni ia dha formularin Kroacise. Kroacia e plotesoi formularin ne me pak se tre muaj. Ne mars 2004 Komisioni beri te ditur opinionin e tij dhe rekomandimin per statusin e kandidatit per Kroacine dhe dy muaj me vone ne takimin e nivelit te larte te BE-se ne korrik Keshilli i BE-se konfirmoi statusin e kandidatit te Kroacise.

Nisja e negociatave te anetaresimit u shty pastaj me nje gjysme viti meqenese disa shtete anetare ishin te mendimit se Kroacia nuk bashkepunon sa duhet me Tribunalin e Hages per Krime lufte. Prandaj negociatat nisen vetem ne tetor 2005 njekohesisht me negociatat e anetaresimit midis BE-se dhe Turqise.

Bildunterschrift Procesi i negociatave zgjati

Konferenca e pare u zhvillua ne 28 tetor 2005 dhe negociatat perfunduan me kapitullin e fundit prej gjithsej 35 kapituj ne 30 qershor 2011. Keshtu negociatat me Kroacine zgjaten gati gjashte vjet gje qe eshte nje mjet i mire ne krahasim me negociatat e meparshme. Ne negociata Kroacia u pengua per gati nje vit nga bllokada sllovene. Shkaku ishte kufiri i pasqaruar detar midis Sllovenise dhe Kroacise ne Adriatik. Zgjidhja mori fund me nje marreveshje midis Zagrebit dhe Ljubljanes te cilet rane dakord qe vendimin tia percjellin nje gjykate arbitrazhi - vendimi pritet muajt e ardhshem.

Autor Alen Legovic/ Auron Dodi

Redaktoi Vilma Filaj- Ballvora

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›