E Diel, 1 Nëntor 2026

Putin fajeson Uashingtonin per protestat ne Rusi

Mijera njerez protestojne ne Rusi kunder zgjedhjeve parlamentare dhe fallsifikimeve te mundshme te rezultateve. Kryeministri Vladimir Putin diten e enjte 08.12 per here te pare ka marre nje qendrim. Per ate eshte me se e qarte se Ministrja e Jashtme amerikane Hillary Clinton eshte bashkepergjegjese per demonstratat. Me pare edhe vezhguesit nderkombetare te zgjedhjeve kishin dhene vleresimet e tyre negative per kete proces per zgjedhjen e Dumes. Une kam ndjekur reagimin e pare te partnerit tone amerikan. Fillimisht ministrja e Jashtme amerikane shprehu nje vleresim te zgjedhjeve tona. Ajo ka thene se ato nuk ishin as te ndershme as te drejta. Edhe pse vezhguesit e OSBE-se nuk kishin paraqitur ende asgje. Me kete ajo i dha disa aktivisteve ne vendin tone nje sinjal. Dhe ata e kane marre kete sinjal dhe jane bere aktive - te mbeshtetur permes Ministrise se Jashtme te SHBA-se.

Bildunterschrift Protesta kunder zgjedhjeve

Zemergjeresia e Putinit

Zgjedhesit ruse kishin te drejte te dinin se vota e tyre ishte numeruar ne menyre te drejte dhe qe ishte marre parasysh tha Clinton ne kuader te Konferences nderkombetare per Afganistanin ne Bon. Vetem pasi OSBE kishte dhene vleresimin e zgjedhjeve ministrja e Jashtme amerikane kritikoi zgjedhjet si jo te lira dhe te pandershme. Prej tre ditesh mbahen protesta ne Rusi dhe ne gjithe vendin jane arrestuar mbi 1000 njerez. Edhe per kete Putin tani thote Per protestat ne rruge demokratike une deshiroj te komentoj si me poshte Nese qytetaret veprojne brenda ligjit ata kane natyrisht te drejte te shprehin mendimin e tyre. Ne nuk mund te kufizojme asnjerin ne te drejtat e tij.

Putini kritikon opozitaret

Megjithate pas demonstrates se pare ne diten pas zgjedhjeve te gjitha protestat e mepasme ne Moske u ndaluan. Te shtunen 10.12 perseri do te kete nje demonstrate te miratuar ne afersi te Kremlinit. Numrin e pjesemarresve autoritetet e kane kufizuar ne 300 - por rrjetet sociale ne internet tashme kane njoftuar per nje pjesemarrje me me shume se 30.000 njerez. Disa nga ata qe mbeshtesin protestat veprojne nga motive egoiste deklaroi Putin.

Bildunterschrift Protesta ne Rusi

Ne menyre indirekte ai e ka fjalen per perfaqesuesit e partive opozitare. Por njerezit ne Rusi nuk kane interes per nje revolucion ose per nje grusht shteti. Ne e dime gjithashtu se njerezit ne vendin tone nuk duan asnje zhvillim si ato ne Kirgistan apo ne Ukraine. Askush nuk deshiron kaos ketu.

Opozita denoi te enjten 08.12 perseri arrestimin dhe denimin e nje mase kritikesh te Kremlinit. Keto veprime mbahen si represionet me masive qysh prej fillimit te epokes se Putinit para 11 vjetesh deklaroi ish-zevendes- kryeministri rus Boris Nemzov.

Autor Stefan Laack/Mimoza Kelmendi

Redaktoi Lindita Arapi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›