E Diel, 1 Nëntor 2026

Rruga e re e Ksamilit/ Karakaçi: Segmenti në hyrje të qytetit do të jetë gati në fillim të gushtit

Rruga hyrëse për në Ksamil do të jetë e përfunduar në fillim të gushtit duke lehtësuar ndjeshëm qarkullimin e mjeteve në pikun e sezonit turistik .

Segmenti me një gjatësi prej 1.4 kilometrash ka shumë impakt në levizjen e turistëve drejt Ksamilit i cili është një ndër destinacionet më të rëndësihme turistike në vend.

Ministri Enea Karakaçi ka inspektuar punimet ndërsa po vijojnë ndërhyrjet e fundit për elementët urban të rrugës si trotuarë ,ndriçim apo gjelbërim përgjatë aksit.

Për mbarëvajtjen e sezonit turistik Autoriteti Rrugor shqiptar në bashkëpunim edhe me policinë kanë ndërmarë një sërë masash për të lehtësuar qarkullimin .

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›