Rruga p
• Mentor NazarkoDiku RD-ja e diku një analist i njohur shkruajnë këto ditë për Rusinë si fillim, që po bën loja gjeopolitike në Bullgari dhe pastaj po për Bullgarinë që përpiqet të bëjë të njëjtat gjëra si Jugosllavia e dikurshme. Me një fjalë kemi zënë e po kujdesemi nga pak dhe për gjeopolitikën. Ndërkaq në sebepin e vizave që dëshironte të vendoste Maqedonia në kufi, u derdhën në lojë një duzinë ... komentatorësh këtej e andej kufirit. Ca ishin gazetarë e ca gjysmë poetë e shkrimtarë. Një pjesë tjetër, nga ata që kanë mësuar përmendësh atë propagandën për vëllazërinë e madhe, propagandë që e mësuar keq ngjan me atë që dikur cari Aleksandër i Rusisë përdorte për t’u tallur me liberalët kokëtrashë të Europës për qëllimet e tij të mira ndaj lirisë e barazisë ndër popujt ballkanas. Ajo që më bëri përshtypje në këtë kakofoni të habitshme lidhet me dy deklarata të ish-ministrit të Jashtëm, Mustafaj dhe këtij aktualit Basha. I pari thoshte afërsisht; Maqedonia të rrijë mirë se e kemi ndihmuar për pavarësinë. I dyti thoshte se Maqedonia nuk duhet të fyejë grekët, duke i vënë emrin aeroportit të saj “Aleksandër i Madh”. Ku vemë?Në një pikëpamje të thjeshtë didaktike mund të shënojmë gabimin e parë.Një rregull e vjetër thotë se është më mirë të mësosh nga më të dobëtit për t’u perfeksionuar në fillimet e tua dhe jo nga më të mirët që do kohë t’i kuptosh. Arsyeja; nga të dobëtit kupton fare mirë se çfarë nuk duhet bërë.Kjo këshillë vlen në përgjithësi për të mos marrë mësime nga grekët e nga qëndrimi i tyre megaloman. Që përkthehet; të mos sillemi dhe ne si grekët me ne dhe me Maqedoninë. Në veçanti këshilla vlen për dy ministrat.Kur themi se kemi ndihmuar Maqedoninë për pavarësinë, harrojmë se kemi ndihmuar veten tonë. Atje sipas burimeve zyrtare gjenden 35 për qind shqiptarë.Le të mundohemi të sqarojmë se qëndrimi i dy ministrave jo vetëm që është i dëmshëm, por nëse nuk do të kishim kthesën e menjëhershme në qëndrim të Berishës, mund ta cilësonim si antikombëtar dhe shumë të rrezikshëm për Shqipërinë.A është Maqedonia një nga aleatët tanë më të rëndësishëm jo vetëm në rajon, por dhe në shkallë globale?Pozicioni i Maqedonisë lidhet me udhëkryqin më të rëndësishëm që lidh Lindjen me Perëndimin. Bismarku i Madh thoshte shpesh; Kush zotëron Maqedoninë, zotëron Ballkanin dhe rrjedhimisht Europën. Napoleoni u gëzua më shumë se gjithçka ditën e zotërimit të saj, thonë shkrimet. Konkluzioni i mësipërm nuk ka vlerë vetëm historike, por as dhe vetëm gjeopolitike. Rrugët ngelen përjetësisht të njëjta dhe pozicioni kyç i Maqedonisë në këtë udhëkryq është i përjetshëm. Aq i qartë është ky pozicion, sa kur filloi kriza e fundit në Ballkan, amerikanët veprimin e parë që bënë ishte stacionimi i menjëhershëm aty. Po pse është i rëndësishëm ky pozicion i saj dhe për ne shqiptarët?Në pikëpamje të thjeshtë për ata që merren me doktrina ushtarake, ne kemi në rastin maqedonas një shtet të shkëlqyer tampon ndaj synimeve hegjemoniste të të tjerëve përreth nesh.Po kaq është shumë pak. Nëse përfytyrojmë që pika e hyrjes në Ballkan e që të çon drejt Lindjes (Stambollit) e pastaj Perëndimit (Budapest) e më në fund Rusisë do të ishte Durrësi apo Vlora me portin e saj gjigand (të nesërm ama!), shqiptarët do të kishin në tri pika themelore gati dy të tyre. Pra, pikën e hyrjes Vlorë a Durrës dhe pastaj pikën e kryqëzimit Shkupin, ku banojnë dhe një pjesë e madhe shqiptare. E kuptojmë mirë ç’do të thotë kjo?Le të përfytyrojmë nga e kundërta. Sikur vërtet Shkupi të ish i mbyllur dhe armik i Shqipërisë. Të izoluarit e mëdhenj në radhë të parë do të ishim ne vetë. Dhe po të shtojmë dhe shamatën që bëjmë në Vlorë (për investimet e huaja që çojnë drejt ndërtimit të portit tonë gjigand në fund të fundit) do të kuptonim njëherë e mirë se do të ngordhnim brenda një qypi gjigand pa asnjë dalje apo hyrje të rëndësishme që na lidh realisht me Lindjen a Perëndimin. E që na bën shtet nga më të rëndësishmit për Ballkanin e Europën. Së fundmi, rruga normale që kalon drejt Shkupit do të lidhej me pikënisje nga Vlora apo Durrësi për në Qafëthanë. Këtë duhej të ndërtonim të parën pas ‘90-s. Duket e kushtueshme se kalon nëpër Shkumbin e zgjerimi kërkon shumë më tepër para se Durrës–Kukës. Dakord, po le të bëjmë hekurudhën për lidhje direkte me Shkupin dhe pastaj të shkojmë nga Vlora për t’u lidhur me Durrës-Kukës. Çka fut Kosovën dhe Shkupin në lojën tonë. Dhe materializon në praktikë dhe Korridorin e Tetë. Po kjo duhet prapë të na çojë në Shkup, e jo në Nish.Rruga e Shqipërisë për Europë kalon së pari nga Maqedonia, e jo nga Athina apo Beogradi. Këtë histori natyrisht e kuptojnë edhe maqedonasit, të cilët mund ta shfrytëzojnë këtë miqësi ashtu si dhe disa vjet më parë, kur Berisha u hapi rrugë me të drejtë për të shfrytëzuar Durrësin pa para.Për ta mbyllur arsyetimin nga pika të tjera me gjysmë serioziteti dhe gjysmë shakaje. Kur ministri Basha flet se Shkupi bën gabim e fyen grekët me emrin e aeroportit, unë besoj që bën ai së pari një gabim ca më të madh. Emri Maqedoni i përket më shumë shqiptarëve se vetë atyre që e quajnë veten maqedonas. Kjo nëse vërtet ata janë të ardhur në këtë zonë. Grekët e vjetër e jo këta të rinj i quanin maqedonasit autoktonë barbarë siç e quanin dhe Aleksandrin e Madh po ashtu. Kush ishin këta barbarë maqedonas, nëse nuk ishin këta të sotmit? Grekët e vjetër pohojnë se Aleksandri barbar kishte nënën ilire. Le t’i besojmë e të themi se kur maqedonasit e sotëm e quajnë aeroportin me emrin Aleksandri i Madh, na bëjnë nder ne barbarëve të vjetër që popullonim atë vend. Pra, ne shqiptarëve.