Rruga pa rrjeta mbrojtëse, bien gurët, bllokojnë trafikun për disa orë (FOTO)
Librazhd- Rruga Elbasan-Librazhd vazhdon të vuajnë pasojë e një ndërtimi cilësor. Mungesa e rrjetave dhe elementëve të tjerë mbrojtjes në skarpatën e saj bënë që në mënyrë sistematike të rrëshqasin gurë e masive shkëmbinjsh doke bllokuar rrugën. Të paktën kjo ka qenë pasoja më e rëndë deri tani.
Nje rreshqitje masive dheu dhe guresh ka bllokuar krejtesisht qarkullimin ne aksin nacional Elbasan-Librazhd mengjesin e sotem. Ne momentin qe ka ndodhur rreshkitja nuk ka pasur mjete ne levizje per pasoje nuk jane shenuar aksidente dhe fatmiresisht as te plagosur. Dhjetera meter kub dhera dhe gure jane rrezuar nga shpatet e kodrave qe ndodhen pergjate rruges duke bllokuara te pakten 30 m rruge.
Rreshkitja masive eshte shenuar ne vendin e quajtur “kthesa e Murrashit” rreth 3 km ne hyrje te qytetit te Librazhdit rreth ore 05 te mengjesit. Bllokimi i rruges ka lene ne pritje te gjate dhjetera mjete pasi deri ne oren 07:00 asnje mjet nuk ka mundur te kaloje.
Bllokohet rruga
Policia e cila ka mberritur ne vendngjarje po punon per hapjen e ketij aksi rrugor nacional dhe stabilizimin e trafikut.
Gurët në rrugë…
Fillimisht eshte bere e mundur levizja vetem nga nje pjese e rruges nderkohe qe po punohet intensivisht per shbllokimin e plote te saj. Nëse i tërë ky masiv gurësh do të kishte zënë posjhtë ndonjë automjet në kohën kur ka rënë pasojat do të kishin qebnë vërtet tragjike.
Rrugët pa rrjeta mbrojtëse
Ky aks rrugor paraqet vazhdimisht probleme per shkak te rreshkitjeve te dherave sidomos ne vendin e quajtur Kthesa e Murrashit.
Gurë në mes të rrugës
Policia në vendin e ngjarjes
Bllokohet qarkullimi
Nis pastrimi…
Vështirësi në qarkullim…
Na ndiqni në: @GazetaIdea në Twitter/Gazeta Idea (Faqja Zyrtare) në Facebook
Ndani me ne komentet tuaja: