E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rruget 70 ndertohen me borxhe


Ndërsa FMN dhe institucionet e tjera ndërkombëtare kanë paralajmëruar qeverinë shqiptare për rrezikun e rritjes së borxhit, projektet madhore në infrastrukturë do të vazhdojnë të financohen nga huatë madhore.

Gazeta “Shqip”, informon ditën e dielë se ashtu si në vitet e shkuara, edhe në projektbuxhetin e vitit 2012, do të jetë Ministria e Transportit ajo që do të marrë pjesën më të madhe të fondeve.

Kështu, ajo do të përfitojë 38.5 miliardë lekë ose rreth 55.2% të totalit të investimeve publike. Ne projektbuxhetin 2012 parashikohet që 32.7% e investimeve publike për këtë Ministri të jenë investime me financim të brendshëm.

Sa i takon rrugëve, janë parashikuar rreth 28 miliardë lekë, ku 70 për qind do të sigurohen nga bankat private, pra me borxh.

Këto fonde do të shërbejnë kryesisht për ndërtimin dhe rehabilitimin e 80 km rrugë  të rrjetit kombëtar, e vlefshme me 2.2% të rrjetit total, sipas standardeve të projektimit.

Tjetër synim është asfaltimi dhe riveshja e 27 km rrugë të rrjetit kombëtar, e vlefshme me 0.7% të rrjetit total.

Projektet në zbatim
Fier (Levan)-Tepelenë, hua nga “BEI+BERZH”,    2 900 000 lekë
By Passi i Fierit, hua nga “BERZH+BEI”, 400 000 lekë
Tiranë-Elbasan, hua nga “BEI dhe Fondi Kuvajtian”, 12 117 863 lekë
Nyja e Vorës (Rrugët paralele), hua nga F. Kuvajtian    208 390 lekë
By-Passi i Shkozetit, hua nga “F. Kuvajtian”, 699 523 lekë
By-Pass Durrës, hua nga “Fondi Saudit”, 484 836 lekë
Shkodër-Hani i Hotit, hua nga KOI, 440 688 lekë

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga ekonomia Rrëshen-Kalimash, 5-10 euro kalimi
Në muajin dhjetor, qeveria pritet të miratojë kushtet e kontratës dhe projektin e dhënies me koncesion të rrugës Rrëshen-Kalimash, pjesë e autostradës Durrës-Kukës, ndërsa në janar parashikohet të hapet tenderi për përzgjedhjen e firmës private e cila do të mirëmbajë tunelin e Thirrës prej 6 km. BE, reduktohet rritja e buxhetit për 2012
Bashkimi Evropian është detyruar të pranojë një rritje prej 2 për qind të buxhetit të tij vitin e ardhshëm, shumë më pak se rritja që kërkohej të ishte rreth 5 për qind. Ndërtimi i Tunelit të Krrabës
6 muaj pas fillimit të punimeve në rrugen e re, që lidh Tiranën me Elbasanin, ndërtimi i tunelit të Krrabës ka avancuar pa të papritura.
Tkurret buxheti i “prioritetit”
Edhe pse turizimi është artikuluar dhe vazhdon të atikulohet nga qeveria si prioriteti i prioriteteve, për vitin 2012 buxheti i këtij sektori jetik për ekonominë e vendit është reduktuar me 650 milionë lekë. Durrës, Dako: Vit i vështirë ekonomik
Ulja e transfertës së pakushtëzuar për bashkinë e Durrësit, si dhe dificiti financiar në disa zëra për shkak të mosfunksionimit të KRRT-së dhe rënies së të ardhurave nga të tretët, do të cojë në një mosrealizim të investimeve të planifikuara në buxhetin e këtij viti për këtë qytet.

Lajmet kryesore

Rama i mbyll dyert Metës
Kreu i PS: Vijmë në qeverisje me moral të ri
Ndërtimi i Tunelit të Krrabës
Rrëshen-Kalimash, 5-10 euro kalimi
Banda e policëve të rremë

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›