Fund pavaresise se mbikeqyrur

Komisioni për Ndryshimin e Kushtetutës, ku flitet për zgjedhjen e presidentit, që nga e hëna hyn në fazën përfundimtare të punës së tij.
Por, ky komision i formuar në prill të këtij viti, në mungesë të mandatit nuk është marrë fare me një çështje tjetër, për të cilën drejtues të institucioneve patën folur mjaft shpesh, atë të “përcaktimit të fundit të pavarësisë së mbikqyrur të Kosovës”.
Arsim Bajrami, që drejton këtë komision, thotë për Top Channel se janë të gatshëm të merren me këtë punë, por u duhet një mandat shtesë, dhe kjo varet nga vlerësimet e përbashkëta të lidershipit vendor e ndërkombëtar, për përparimin e bërë.
“Është në institucionet e Kosovës, në lidershipin e vendit që të vlerësojë se a ka nevojë për ndryshime tjera të Kushtetutës, sidomos në segmentin e pavarësisë së mbikqyrur, apo në të ashtuquajturat dispozitat e tranzicionit që janë në Kushtetutë. Dhe nëse një vlerësim i tillë tregon që ka ardhur koha që të rishqyrtohen, atëherë komisioni është i gatshëm që të merret edhe me atë çështje. Por duhet një mandat i qartë politik, duhet një marrëveshje ndërkombëtare, sepse Kosova ka një pavarësi të mbikëqyrur dhe ekziston Grupi Ndërkombëtar që bën vlerësimin e progresit sa i përket implementimit të planit të Ahtisaarit”, deklaroi Bajrami.
Sipas Bajramit, puna do të ishte më e lehtë për shkak se do të duhet të bëhet vetëm shfuqizimi i dispozitave ku flitet për pavarësinë e mbikëqyrur dhe më pas kompetencat e tilla kalojnë automatikisht te institucionet vendore.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Prokuroria: Qindra zyrtarë nën hetim
Qindra zyrtarë të Kosovës janë nën hetim pasi dyshohen për përfshirje në afera korruptive. Franca: Bisedimet, zgjidhja e vetme
Ambasadori francez në Prishtinë, Jean Francois Fitou, tha se bisedimet Kosovë-Serbi u japin mundësi të dyja vendeve që të afrohen me strukturat e Bashkimit Evropian. Busek: Liri lëvizjeje për Kosovën
Diplomati europian nga Austria, Erhard Busek kërkon nga Bashkimi Europian, që të mundësojë lëvizjen e lirë për qytetarët e Kosovës. Kosovë, ndryshimet kushtetuese drejt fundit
Zgjedhjet presidenciale, ku populli do ta zgjidhte direkt të parin e shtetit, sipas të gjitha gjasave mund të mbahen në vjeshtën e vitit 2012, ashtu siç është parashikuar në marrëveshjen e nënshkruar në muajin prill ndërmjet Hashim Thaçit, Isa Mustafës e Behxhet Pacollit. “S’kemi pretendime territoresh”
Kosova nuk ka pretendime territoriale ndaj asnjë shteti tjetër fqinjë sikurse Serbia e cila duhet të mos cenojë sovranitetin e Kosovës, përderisa synon integrimin në Bashkimin Europian.
Lajmet kryesore
Rama i mbyll dyert Metës
Kreu i PS: Vijmë në qeverisje me moral të ri
Tjetër krim i rëndë në familje
Ndërtimi i Tunelit të Krrabës
Banda e policëve të rremë