E Diel, 1 Nëntor 2026

Rrugët e Tiranës kundërmojnë nga plehrat, rrallohet pastrimi i konteinerëve

Buxheti i bllokuar i Bashkisë mban peng fondet për pastrimin e kryeqytetit

Kudo në të gjitha rrugët e kryeqytetit mund të shohësh vetëm pirgje të mëdha me plehra  kosha të tejmbushur që kundërmojnë erë. Firmat e pastrimit e bashkë me to edhe Bashkia duket se e kanë lënë në harresë këtë problem të madh i cili po u zë frymën

çdo ditë e më tepër qytetarëve të Tiranës. Këta të fundit tashmë kanë një problem serioz, me të cilin nuk po ballafaqohet më kreu i bashkisë Edi Rama, por qytetarët, që e vuajnë përditë në mjediset ku jetojnë dhe punojnë. Është fjala për plehrat, të cilat kanë pushtuar tashmë gjithë mjediset e kryeqytetit. Prej mëse katër vjetësh, ky problem nuk po zgjidhet, përkundrazi, po bëhet më shqetësues. Nga vëzhgimi i kryer dje nga gazeta SOT në Tiranë, konstatuam se në pothuaj të gjithë mjediset në qendër të qytetit, brenda unazës apo edhe në zemër të bllokut, në mjediset publike koshat e tejmbushur me plehra janë kthyer tashmë në një makth për qytetarët. Në afërsi të sheshit Ëillson koshat me plehra janë kthyer në shqetësimin kryesor jo vetëm për banorët por tashmë dhe për pronarët e bizneseve pasi era e keqe e plehrave në shumë raste mbërrin deri tek lokalet apo fastfudet shumë pranë rrugës. Lidhur me këtë problem burime nga Bashkia thanë dje se shkak i vonesave ose i mos heqjes së plehrave është edhe problemi me pagesat e mbetura pezull për punëtorët e mirëmbajtjes nga firmat e pastrimit.

Për më tepër lexoni "Gazeta Sot"

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›