E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrugët kryesore në veri vijojnë të mbeten të bllokuara

MITROVICË- Rrugët kryesore në veri të Kosovës vazhdojnë të jenë të bllokuara. Gjatë ditës së djeshme, serbët e Mitrovicës nuk kanë lëvizuar asnjë gur nga barrikadat e ngritura prej tyre.

Dy rrugët kryesore, Mitrovicë – Zubin-Potok dhe Mitrovicë – Leposaviç janë ende të bllokuara nga shumë barrikada. Barrikada që konsiderohet më e madhja, që po e mban të ndarë edhe më shumë qytetin e Mitrovicës, ajo mbi urë, mbetet aty qe prej katër muajsh, raporton Koha Ditore.

Vetëm një rrugë është zhbllokuar deri me tani. Ajo është rrugë lokale që lidh Zubin-Potokun me Zveçanin. Në tentativë për largimin e barrikadave shumë prej ushtare te kforit janë plagosur ditet e shkuara si pasojë e sulmeve të armatosura.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›