E Diel, 1 Nëntor 2026

BojaxhiNdryshimet ne ligj do parandalojne ndertimet pa leje

Komisioni i ligjeve ka diskutuar sot ndryshimet ne ligjin e inspektoriatit te ndertimit. Drejtori i inspektoriatit te ndertimit Gjergj Bojaxhi ka shpjeguar ne komision ndryshimet e ligjit duke theksuar se keto ndryshime kane dy qellime ate te ndershkimit te shkelesit dhe te parandaloje ndertimet pa leje duke shtuar se per ndryshimet e bera ne ligj jane bere konsulta edhe me grupet e interesit.

Me tej kreu i inspektoriatit te ndertimit Bojaxhi ka theksuar se prishja e ndertimeve pa leje kane kosto te larta duke shtuar se kete kosto tani do e marre persiper ai qe ka ndertuar . Nderkohe Bojaxhi ka akuzuar pushtetin vendor se nuk po ben asgje per te penguar ndertimet pa leje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›