E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrugezgjidhja diplomatike per konfliktin ne Siri

Kërkimi i një rrugedaljeje diplomatike për krizën siriane është rikthyer fuqimisht në skenë duke i dhënë dritën jeshile dhe negociatave ndërmjet kombeve të bashkuara dhe Uashingtonit në përpjekje për të aprovuar një rezolutë. Rezoluta e Këshillit të Sigurisë do të bënte të mundur në fakt neutralizimin e arsenaleve kimike të Damaskut nën kontrollin  e autoriteve ndërkombëtare. 
Regjimi sirian për momentin i është përgjigjur pozitivisht propozimit për c’armatim të propozuar nga Rusia. Damasku zyrtar në fakt ka pranuar në mënyrë eksplicite se ka armë kimike duke premtuar se do të ndërpresë prodhimin e tyre. Gjithashtu pranon të tregojë bazat ku mbahen këto armë dhe të pranojën inspektime nga ekspertë rusë, të vendeve të tjera si dhe të Kombeve të Bashkuara. 
Nëse ky bashkëpunim mes Moskës dhe Damaskut rezulton i suksesshëm atëherë kjo do të shënonte një zgjidhje për situatën siriane. 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›