E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndryshimi i regjimit ne Libi

Sipas “Independent” të Londrës, pas vrasjes së Gedafit, Libia ka përfunduar gati pa u vënë re në krizën e saj më të keqe politike dhe ekonomike. Rrëzimi nga pushteti i kolonel Gedafit për hir të demokracisë dhe liberalizmit perëndimor, edhe duke rrezikuar për të vënë në pushtet fraksionet rebele që mbështeten nga Al Kaeda, sipas analistëve ka kushtuar një kapital politik të konsiderueshëm. Përvec kësaj janë shpenzuar më shumë se një miliard dollarë, dhe ku humbi jetën ambasadori amerikan Kris Stivens si dhe tre shtetas të tjerë amerikanë në sulmin ndaj konsulatës në Bengazi. Tashmë Libia rrezikon të përfundojë në një luftë civile për kontrollin politik të territorit dhe të naftës si dhe sulmet e tejzgjatura ndërmjet fraksioneve tribale, ndërkohë që vendi degjeneron në kaos, anarki dhe shkatërrim.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›