Rrugorët nuk përdorin më karrotrecë, tani gjithçka në dorë të policisë së Lulit. Rritet gjoba për qytetarët
Share
Policia Rrugore nuk zhvendos më makina me karrotrecë. Zyrtarisht mësohet se Policisë Rrugore i ka mbaruar kontrata me kompanitë e karrotrecëve. Jozyrtarisht mësohet se kjo kontratë ndoshta nuk do zgjatet më, duke ia lënë këtë punë në dorë vetëm Policisë Bashkiake. Siç raporton Panorama, në këtë mënyrë po rritet gjoba për qytetarët pasi Policia Bashkiake të merr në total 7 mijë lekë të reja nëse të heq makinën me karrotrec. Që do të thotë gjobë plus zhvendosjen e makinës. Ndërkohë që Policia Rrugore të merrte 5 mijë lekë të reja, ku përfshihej gjoba dhe zhvendosja. Andrallat e qytetarëve do të shtohen, ndërkohë që mafia e karrotrecëve ka qenë një nga arritjet e mëdha të Lulzim Bashës.