Rrumbullaku: Policia mundësoi arrestimin e dy eksponentëve të krimit të organizuar në Dubai

TIRANË, 14 gusht/ATSH/ Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku bëri të ditur sot se shtetasit Plarent Dervishaj dhe Julian Meçaj janë arrestuar në Dubai.
“Në një bashkëpunim të shkëlqyer me SPAK dhe Prokuroritë e Juridiksionit të Përgjithshëm, unë mund të bëj me dije se në kuadrin e informacioneve e operacioneve të fshehta policore, Policia e Shtetit ka bërë të mundur sot arrestimin e dy eksponentëve të krimit të organizuar, Plarent Dervishaj dhe Julian Meçaj”, tha Rrumbullaku, gjatë një konference për shtyp në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Sipas Rrumbullakut, ky bashkëpunim është kontribut i djersës, mundit dhe përkushtimit të djemve dhe vajzave të strukturave në nivel kombëtar të Policisë së Shtetit, dhe në bashkëpunim me Emiratet e Bashkuara.
Sipas Rrumbullakut, janë një sërë operacionesh policiore të zhvilluara nga Policia e Shtetit kundër eksponentëve të kriminalizuar.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku u pyet gjithashtu edhe për lirimin e Durim Bamit në Dubai në një kohë kur Shqipëria kishte kërkuar ekstradimin e tij.
“Kemi ndryshim të masës së sigurisë, jo lirim”, tha Rrumbullaku.