E Enjte, 5 Nëntor 2026

Nis ndërhyrja e parë nga avioni rumun në Pustec

TIRANË, 14 gusht/ATSH/ Ministria e Mbrojtjes bën të ditur se ka nisur në Malin e Thatë, në Pustec ndërhyrja e parë nga avioni i ardhur sot, si mbështetje nga Mekanizmi Evropian i Mbrojtjes Civile.

Sipas ministrisë, ndërhyrja me avion dhe helikopter do të vijojë, sipas përcaktimit të emergjencave civile.

Autoritetet shprehën mirënjohje ndaj partnerëve evropianë për mbështetjen në këto momente të vështira, që ndikohen nga temperaturat ekstreme që kanë përfshirë gjithë rajonin.

Prej 9 ditësh zona e Pustecit është përfshirë nga flakët, ndërsa forca të shumta të emergjencës civile pununa për vënien nën kontroll. Mëngjesin e sotëm, era ka favorizuar përhapjen e zjarrit, i cili ka zbritur më poshtë në drejtim të Goricës duke prekur edhe Parkun Kombëtar të Prespës. Flakët kanë përshkuar një pjesë të vogël të kurorës së gjelbër të parkut.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›