Ruajtja e kryeministrisë, shpërblim për gardistët dhe policët

Sot, zëdhënësja e qeverisë lajmëroi se do të shpërbehen të gjithë gardistët dhe policët që morën pjesë në ruajtjen e institucioneve të qeverisë.
“Jam këtu për t’ju informuar se me propozim të Kryeministrit të vendit, zotit Sali Berisha, Këshilli i Ministrave ka vendosur të shpërblejë të gjithë punonjësit e Policisë së Shtetit dhe Gardës së Republikës, të cilët morën pjesë në mbrojtje të institucioneve të vendit, me 1 pagë suplementare dhe punonjësit e plagosur të Policisë së Shtetit dhe Gardës së Republikës me 4 paga suplementare”, ka deklaruar zëdhënësja Erla Mëhilli.
Ajo dënoi gjuhën e përdorur nga organizatorët e protestës. “Jam, gjithashtu, këtu për të dënuar gjuhën e përdorur sot nga organizatori i skenarit të dhunës e vrasjeve, i cili me një gjuhë të denjë vetëm për ata që ushtruan dje dhunën dhe që ishin paguar për të ushtruar dhunë, ofendoi forcat e rendit, që me heroizëm, trimëri dhe vetëmohim i treguan vendit dhe mbarë botës forcën e ligjit dhe funksionimin e shtetit ligjor”, vijoi Mëhilli. /S.Lleshi/Start/
2011-01-22 18:06