Demonstrata, arrestohet një shtetas i armatosur

Drejtori i Policisë së Tiranës, Sajmir Muçaj, deklaron se shtetasi Gjin Pjetër Ndreu, lindur dhe banues në Shkodër, ka qenë i armatosur me armë zjarri tip pistoletë dhe ka tentuar të futej në Kryeministri. Materialet në ngarkim të këtij shtetasi kanë kaluar për hetime të mëtejshme.
Ndërkohë, Muçaj nuk ka dhënë asnjë detaj në lidhje me ekzekutimin e 6 urdhër-arresteve të nxjerra nga Prokuroria për punonjësit e gardës, që dyshohen për vrasjen e tre personave gjatë demonstratës së djeshme. /start/
2011-01-22 19:34