E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Rubiales-Pique, në hetim zyrtar

Nuk mbyllet thjesht me investigime mediatike skandali Rubiales-Pique, të cilët janë në bankën e të akuzuarve për një çështje që lidhet me zhvendosjen e Superkupës së Spanjës në Arabinë Saudite. Prokurori i antikorrupsionit ka vendosur të nisë një hetim ndaj kreut të federatës dhe mbrojtësit sanjoll, të cilët janë kapur duke biseduar për një Pazar të mundshëm që do ta çonte evenimentin në Lindjen e Mesme dhe në këtë mënyrë do të përfitonte edhe shtatlarti katalanas, aksioner i kompanisë ndërmjetëse.

Gjithsesi, në hetim nuk do të përfshihen regjistrimet telefonike të vjedhura nga telefoni i Rubiales pasi këto prova nuk do të pranoheshin në gjykatë, bazuar në kodin penal të Republikës së Spanjës. Mendohet se kompania “Kosmos” ku Pique është pjesëtar, do të përfitojë rreth 24 milionë euro nga e gjithë marrëveshja që parashikon zhvillimin e Superkupës së Spanjës për 10 vitet e ardhshme në Arabinë Saudite.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›