E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rubin Kazan kampion i Rusisë

Rubin Kazan ka fituar për herë të dytë me radhë titullin e kampionit të Rusisë në futboll. Rubin të shtunën ka barazuar 0-0 kundër Zenit St Petersburg dhe kështu ka siguruar mbrojtjen e titullit.

Rubin Kazan ka 60 pikë, një javë pa përfunduar sezoni në Superligën e Rusisë, katër më tepër se përcjellësi i parë Spartak Moska.

Ky titull ka rëndësi të madhe për ne, më tepër se ai i pari. Kemi dashur të tregojmë se vitin e kaluar nuk kemi fituar rastësisht deklaroi kapiteni i Rubin Kazan, Sergei Semak.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›