Gattuso nuk shitet

Nënkryetari i Milanit, Adriano Galliani, ka konfirmuar se Gennaro Gattuso nuk do të shitet gjatë afatit kalimtar të janarit. Në javët e fundit qarkulluan spekulime se mesfushori italian është objektiv i Manchester Cityt.
Por, menaxheri i Gattusos kishte mohuar interesimin nga klubi anglez, ndërsa Galliani ka siguruar se 31 vjeçari nuk do të largohet nga San Siro. Gattuso do të mbetet. Tifozët mund të jenë të qetë, tha Galliani për të përditshmen sportive italiane Gazzetta dello Sport.