E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rubovci i Lipjanit refuzon ofertën e Zhbogarit, duan shkollë të re

Nxënësit e Shkollës fillore “Drita” në Rubovc të Lipjanit, do të vijojnë mësimin edhe më tutje në kushte të vështira.

Drejtuesit e shkollës kanë refuzuar ofertën e përfaqësuesit të Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar, për ta rinovuar objektin e ndërtuar 50 vjet më parë, duke kërkuar ndërtimin e një shkolle të re. Por, kjo kërkesë e tyre nuk e ka marrë mbështetjen financiare të Zyrës së BE-së duke mbetur kështu pa asgjë, raporton ktv.

E, nxënësve u intereson vetëm të kenë kushte më të mira për ta vijuar mësimin. Komuna e Lipjanit, megjithëse vitin e kaluar kishte ndarë një pjesë të mjeteve për ndërtimin e shkollës, kishte dalë një problem tjetër.

Drejtori i Arsimit thotë se aty ku kishte planifikuar të niste ndërtimi i objektit të ri të shkollës, është pronë private dhe kjo ka bërë që ato mjete të destinohen diku tjetër. Komuna ka drejtuar kërkesa të shumta në Ministrinë e Arsimit për t’u dalë në ndihmë, megjithatë nuk kanë marrë ndonjë përgjigje./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›