Ruçi: Ka vetëm një rrugë pas vendimit të KQZ-së

Kreu i Asamblesë Kombëtare të PS-së, Gramoz Ruçi, tha se ka një rrugë të vetme për të arritur qëllimin dhe ajo është e rebelimit popullor.
“Ndodhi ajo që ndodhi me kundërshtim të vlerave universale, sot populli është sfiduar nga një regjim diktatorial dhe kusar që ditën për diell përmbysën rezultatin e parë dhe dëgjuar nga miliona sy. Sot për ne ka dy rrugë, ose të ulim kokën dhe t’i nënshtrohemi një diktature të faktuar ose të ngrihemi në këmbë në çdo qytet dhe të përballemi me zemër dhe me trup për të larguar këtë diktaturë. Zgjedhja jonë është e qartë, e vetmja rrugë për ne është rruga e revoltës popullore, që nga kryetari i partisë e deri tek çdo kryetar bashkie të jemi përballë revoltës”, theksoi Ruçi.
Ai u bëri apel qytetarëve që të bashkohen paqësisht dhe vendosmërisht. “Apeli është që të bashkohet me ne paqësisht por vendosmërisht. Shqipëria nuk është Egjipt, as Tunizi dhe Libi. Në këtë vend nuk mund të ketë vend për qytetar të lirë nga një qeveri që vret lirinë. Të gjithë në rrugë”, vijoi ai.
Reagimi erdhi pas mbledhjes së grupit parlamentar të PS-së, ku është vendosur që deputetët opozitar të shkojnë sërish pranë KQZ-së.
/Saimir Lleshi/Start/
2011-05-18 14:59