Ruci Basha fotokopje e keqe e Berishes
Në vijim të fjalës së tij, Ruci kritikoi edhe rivalin e Ramës në betejën e 8 majit, Lulzim Bashën. Sipas tij, më këtë kandidim Partia Demokratike i ka bërë autogol vetes dhe se ish-ministri i Brendshëm, është fotokopja më e keqe e Berishës.
“Rama është në kohën e duhur, vendin e duhur, përgjegjësinë e duhur. Sali Berisha priste këtë që Edi Rama mos kandidojë, PS t’ia falte Tiranën, sipas tij dhe Rama të mos merrte përgjegjësitë. PS dhe Rama kanë zgjidhjen më të mirë, dhe s’ka asnjë gjë që ajo që Berisha thotë që posti në bashki dhe kryetar i PS e pengoka Ramën. Berishën kryeministër dhe kreu i PD nuk e pengoka?! Me kandidimin e Bashës është bërë autogoli me i madh i PD. Kur ishte Ministër i Jashtëm bëri një marrëveshje që e hodhi poshtë Gjykata Kushtetuese, në Ministrinë e Transportit rrugën Durrës-Kukës. Iku i akuzuar për vjedhje, e së fundmi vrasjet më 21 janar. Një politikan i tillë, në kushtet e shtetit të së drejtës, minimumi duhet të jepte dorëheqjen. Është fotokopje e keqe e Berishës”, u shpreh zoti Ruci.