E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ruci Rikandidimi i Rames pergjegjesi e tij si lider

Në vijim të fjalës së tij në Top Story, kreu i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruci paralajmëroi kryeministrin Berisha se do të humbasë në zgjedhjet e 8 majit, jo vetëm në shkallë vendi, por edhe në bastionet e PD-së.

Zoti Ruci tha se në vend është e nevojshme të ndryshojnë konceptet, politika të ketë më shumë moral brenda imoraliteti të saj. Ai shtoi se kryeministri nuk dëshiron organet e pavarura dhe i sulmon vazhdimisht ato.

“Berisha do të humbasë bastione që nuk i ka shkuar kurrë në mendje që do t’i humbë, do humasë në Shkodër të paktën në 6 komuna. Pakënaqësia popullore është tejet e madhe. Këtu duhen ndryshuar konceptet, Berisha nuk do organet e pavarura. Shikoni Durrës-Kukës, 21 janari apo Gërdeci. Cfarë ndodhi? Berisha sulmoi, kryeministri sulmoi prokuroren, gjykatat”, deklaroi Ruci.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›