E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ruci: Berisha politika klienteliste per disa njerez

Kandidatet per deputete ne Qarkun e Fierit, Gramoz Ruci, Albert Cac e Alma Bejtja jane takuar dje me banoret e lagjes 8 Shkurti te qytetit te Fierit, ku kane njohur banoret me programin qeverises te kesaj partie. Ruci ka fajesuar Kryeministrin Sali Berisha, per politika klienteliste ne favor te nje oborri njerezish. Nga Fieri ku pak dite me pare ishte kryetari i PD Berisha, Ruci ka rikujtuar premtimet e bera ne '05 te qeverise dhe te pambajtura edhe sot pas 4 vjetesh qe mori voten per te qeverisur. "Berisha vonoi 2 vjet autostraden e Lushnjes, nuk vuri asnje gur per unazen e Fierit, pengoi 4 vjet autostraden Levan- Tepelene dhe vjen ketu me nje sfond mbrapa, ku shikohen ca kemba ure, qe ngrihen ne Has te Kukesit dhe kerkon votat e fierakeve", tha zyrtari socialist. Ai theksoi se PS do ta perfundoje ate rruge dhe do te nxjerre pergjegjesite per rreth 250 milion euro qe jane shperdoruar ne kete rruge.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›