E Shtunë, 31 Tetor 2026

Paskal Milo: Pse duhet te votoni PDS

Kryetari i Partise Demokracia Sociale, Paskal Milo, gjate turit te tij elektoral te zhvilluar dje ne qytetin e Beratit, ku paraqiti dhe listen e kandidateve te kryesuar nga avokati i njohur Dritan Devole. Ai u tha mbeshtetesve se partia e tij eshte nje force progresive qe ka dale ne skenen politike si nje parti sociale, qe nga emri qe ka , qe nga programi politik dhe elektoral qe ka dhe qe nga praktika politike e ketyre viteve, ajo ka treguar se eshte nje segment politik i qendres se majte. "Vota per PDS do te jete mbeshtetje per programet dhe politikat sociale, vota per PDS do te jete vote per nje qeverisje me te mire, me te ekuilibruar, me te qendrueshme me profesionale, prandaj do votuar PDS , jo per syte e bukur te njerit apo te tjetrit, per programin e saj, per alternativen e saj, per besueshmerine e saj, per kapacitetet e saj intelektuale profesionale dhe neser qeverisese", theksoi Milo pse duhet votuar partia e tij.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›