E Diel, 1 Nëntor 2026

Ruci Berisha ska vullnet per zgjidhje

Kryetari i grupit kuvendor socialist Gramoz Ruci deklaroi se kryeministri Sali Berisha nuk po tregon vullnet per zgjidhjen e krizes edhe pse ai eshte shkaktari i saj.

Krimi dhe korrupsioni kapacitetet e dobeta administrative dhe kriza politike e shkaktuar nga Berisha jane arsyet e forta qe do te ndikojne ne vendimin e nderkombetareve evropiane per te mos hapur bisedimet per anetaresimet e vendit ne Bashkimin Evropian tha Ruci.

Sipas tij qeverise i eshte dhene kohe mbi 15 muaj per zgjidhjen e krizes politike por kryeministri nuk ka vullnet per zgjidhjen e krizes politike.

Cdo dite qe kalon na tregon se sa te veshtire e ka Berisha berjen e transparences se zgjedhjeve kryefjale e kauzes sone dhe rekomanduar edhe ne rezoluten e Parlamentit Evropian tha Ruci.

Ne deklaraten e sotme per shtyp Ruci shprehu shqetesimin per kercenimin e bere per deputetet Ermonela Felaj dhe Sajmir Tahiri nga bashkeshorti i ministres se Integrimit Majlinda Bregu dhe nga kolegu demokrat Edi Paloka.

Po ashtu Ruci permendi edhe vendimin e padrejte per shembjen e ish-piramides pa u konsultuar dhe diskutuar me pare ne komisionet parlamentare me qellim heqjen e vemendjes nga kriza politike dhe shfaqjen e krizave te reja.

Kreu i kuvendoreve socialiste permendi edhe votimin per heqjen e mandatit te deputeteve Ilir Beqja se nuk ishte i sakte e megjithate kryeministri vazhdoi te veproje ne shkelje te plote te Kushtetutes.

Ne fund te deklarates Ruci kerkoi zbardhjen e vrasjes se deputetit Fatmir Xhindi dhe kryekomunarit te Terthores Rezmi Veseli duke bere pergjegjes pushtetin e kryeministrit Sali Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›