E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ruçi-Berishës:Ta hapim kutinë e Ruzhdies

Kreu i asamblesë kombëtare të PS-së Gramoz Ruçi nga foltorja e kuvendit i ka bërë një sfidë publike kreyeministrit berisha për hapjen e kutitsë së zonës së Ruzhdies ku maxhoranca pretendon se i është vjedhur një deputet të hapet në Kuvend.
"Ne si socialistë na mjafton vetëm transparenca e kutisë së Ruzhdies dhe nëse nuk del qartë mekanizmi i korrupsionit elektoral ta sjellim dhe ta hapim këtu në Parlament për të vendosur më tej dhe nëse bindja jonë për zgjedhjet nuk del unë personalisht do t'juju kërkoj ndjesë publike dhe së bashku me 8 deputetët e tjerë të PS-së për qarkun e Fierit do të japim dorëheqjen" theksoi Ruçi.
Gjithashtu Kryetari i Asamblesë së Partisë Socialiste Gramoz Ruçi deklaroi se parlamenti ka një konflikt për të zgjidhur me popullin opozitar.
"Kemi ardhur sot që ti japim një shans këtij parlamenti që të zgjidhë këtë konflikt me popullin përpara se populli të marrë vet në dorë zgjidhjen e këtij konflikti. Ky nuk është një konflikt për pushtet por konflikt i pastër interesi midis një pushteti që pengon transparencën dhe popullit që kërkon transparencën që ka dhënë. Nuk kemi ardhur këtu të marrim pushtetin përmes këtij hetimi të zgjedhjeve por për tu kërkuar që mos të na mohoni të drejtën kushtetuese për të hetuar zgjedhjet duke hapur kutitë", theksoi Ruçi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›