Ekstradohen nga SHBA e Italia dy të akuzuar për vrasje
Dy persona të dënuar për vrasje, u ekstraduan sot në Shqipëri nga Interpol Tirana pasi ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, tha se sot, në datë 25 shkurt 2010, në ora 11:30, është kryer ekstradimi nga SH.B.A, drejt Shqipërisë, i shtetasit shqiptar Shkëlqim Gjokë Qosaj, 33 vjeç, lindur në Bërdicë, Shkodër.
Sipas policisë, ky person është shpallur fajtor nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, me vendim të datës 18.07.2000.
Trupi gjykues e ka dënuar të ekstraduarin me 20 vjet burg, për kryerjen e veprës penale të "Vrasjes me paramendim" dhe "Armëmbajtjes pa leje".
Krimi ka ndodhur në datën 10 nëntor 1998, në fshatin Bërdicë e Madhe të Rrethit të Shkodrës, kur shtetasi Shkëlqim Qosaj, ka qëlluar me armë zjarri shtetasin Zef Preka, i cili po udhëtonte me makinë, duke i shkaktuar atij vdekjen.
Shkak i krimit, sipas policisë, ishte marrëdhënia që autori i krimit kishte me motrën e viktimës.
Pas ngjarjes autori i saj është larguar nga Shqipëria, por si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën, në datën 8 shtator 2006, është bërë arrestimi me qëllim ekstradimi drejt Shqipërisë për vuajtjen e dënimit.
I ekstraduari i dytë është shtetasi astrit Muharrem Lika, 33 vjeç, nga Fushë-Mamurrasi.
Ai është ekstraduar sot nga Milano në drejtim të Shqipërisë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin, me vendimin nr. 133, datë 21.10.2004, e ka dënuar me 25 vjet burg për kryerjen e veprës penale të "Vrasjes me paramendim".
Krimi ka ndodhur më 25 janar 2008, në fshatin Fushë-Mamurras, ku shtetasi Astrit Lika ka vrarë me armë zjarri shtetasin Gëzim Lleshi për motive të dobëta.