E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ruci Buxheti i vonuar Bode Na pengoi eurobondi

Projekt-buxheti i vitit 2011 u diskutua dje ne Konferencen e Kryetareve. Perplasja e ministrit te Financave me anetaret e opozites duket se ka qene per efektin kohe. Per deputetin e PS-se Gramoz Ruci buxheti eshte vonuar shume dhe koha qe eshte lene ne dispozicion per diskutime eshte e paket. Projekt-buxheti duhet ishte miratuar qe ne date 1 nentor. Nese i referohemi axhendes qe keni propozuar shohim se per deputetet jane lene vetem tri dite per ta pare me detaje per te degjuar te gjitha palet per te bere pyetjet dhe per te dhene opinionin. Qe te diskutosh buxhetin ne tri dite kjo eshte e denje per Guinnes. Me kete ritem edhe parlamenti i komunizmit do na kishte zili tha Ruci. Ai kerkoi qe deputeteve tju lihet kohe ne dispozicion per te degjuar gjithe grupet e interesit dhe propozoi qe shqyrtimi ne parim te behet ne date 2 dhjetor kurse nen per nen ne 16 dhjetor. Nderkohe ministri i Financave vonesen e buxhetit e ka justifikuar me ceshtjen e eurobondit. Buxheti eshte vonuar rreth nje jave si rezultat i vijimit te procedurave te eurobondit. Ne si ministri e kishim perfunduar me pare por ne menyre qe transaksioni te kryhej me sukses nuk donim te hapnim nje diskutim tjeter tha Bode. Lidhur me datat e diskutimeve ne komisione apo Parlament nga palet u hodhen alternativa te ndryshme. Edmond Spaho ne cilesine e kryetarit te Komisionit te Ekonomise propozoi qe te fillohej nga diskutimi ne nga sot dhe te jete i miratuar nen per nen brenda 25 nentorit. Nderkohe qe deputeti i PD-se Astrit Patozi propozoi qe miratimi nen per nen te behet ne date 2 dhjetor. Ne fund ka qene kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli e cila ka propozuar qe diskutimi ne parim ne Parlament te behet ne date 25 nentor ndersa per nen per nen ne date 3 dhjetor ne nje seance te jashtezakonshme.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›