Tetor INSTAT U rriten cmimet e ushqimeve
Frutat kane qene te vetmet mallra te shportes qe kane shenuar ulje ne muajin tetor pjesa tjeter ka pesuar rritje. Sipas statistikave te publikuara dje nga INSTAT-i mbi Indeksin e mimeve te Konsumit inflacioni shenoi vleren 3 per qind nga 2.5 per qind qe ishte nje vit me pare. Referuar shifrave per grupe te ndryshme rritja ka qene here e theksuar dhe here e moderuar. Keshtu gjate muajit qe kaloi cmimet e ushqimeve dhe pijeve joalkoolike kane shenuar nje rritje prej 0.4 per qind ku brenda ketij grupi rritja me e madhe prej 2.0 per qind verehet ne nengrupin Zarzavate perfshire patatet. Rritja e cmimeve ka vazhduar edhe ne grupin Pije alkoolike dhe duhan me 0.1 per qind. Perjashtim nuk kane bere as grupet e tjera si ai i veshjeve dhe kepuceve. Nderkohe qe grupi Qira uje lende djegese dhe energji shenoi nje rritje prej 0.1 per qind ku mund te vecojme rritjen e cmimit te lendeve djegese 0.2 per qind. Fillimi i vitit universitar ka dhene impaktin e vet ne grupin Hotele kafene restorante ku sipas INSTAT-it u shenua nje rritje prej 0.4 per qind ku mund te vecojme rritjen e tarifave te konvikteve per studentet me 7.1 per qind. Indeksi i cmimeve te konsumit
Ushqime dhe pije joalkoolike -0.4
Zarzavate perfshire patatet -2.0
Fruta -2.6
Pije alkoolike dhe duhan -0.1
Qira uje lende djeg. energji -0.1
Veshje dhe kepuce -0.2
Hotele kafene restorante -0.4