E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ruçi: Data 21, kundër kësaj qeverie

Situatë e tensionuar në Kuvend, me akuza e kundër akuza mes opozitës dhe maxhorancës. Në vijim të akuzave, kryetari i Grupit Parlamentar të PS-se Gramoz Ruçi përsëriti thirrjen kundrejt kryeministrit Sali Berisha për tu larguar nga pushteti dhe se data 21 do të jetë dita e opozitës kundrejt kësaj qeverie.
 

“Sot Sali Berisha të iki”. Unë bëj apelin e fundit. E kam për të gjithë ata qytetarë të cilët nuk meritojnë këtë klasë politike dhe kryeministrin. E bëj këtë thirrje për të gjithë arsimtarët që në datën 21 të marin dinjitetin e profesionit te tyre, ne do te jemi aty me ta. U bëjë thirje te gjithe mjekëve dhe infermierëve të cilët nuk kanë marë rrogën e dhjetorit. U drejtohem të gjithë atyre pensionistëve që tallen me pensionet e tyre, ne do të jemi dhe pranë ish pronarëve”.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›