Komisioni Europian Hetojeni vete videon
Komisioni Europian ka reaguar serish ndaj ceshtjes se hetimit te videos. Reagimi i tyre vjen pasi prokuroria shqiptare ka kerkuar asistence nga jashte per videon. Komisioni Europian ka deklaruar se Shqiperia duhet ta hetoje vete videon. Komisioni Europian nuk mund te nderhyje ne nje lloj te tille kerkese afatshkurter sic eshte berja e ekspertizes se nje videoje. I takon Shqiperise tashme te deshmoje se sistemi i tyre ligjor i ka te gjitha mjetet per ta trajtuar ne nje rruge te ndershme dhe efikase kete ceshtje ka deklaruar zedhenesja e Komisionit Europian e pyetur nga televizioni Top Channel. Per tu kuptuar sa me mire vertetesia dhe ironia brenda kesaj pergjigjeje vlen te theksohet se pjesa me e madhe e buxhetit europian per Shqiperine shkon nder vite ne ndertimin e institucioneve shqiptare e kryesisht per forcimin e kapaciteteve te atyre institucioneve qe merren drejtperdrejt me luften kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit.
Ketu perfshihen edhe mjetet e ndryshme teknike te ofruara nga BE si dhe trajnimet e panumerta per raste te tilla apo dhe per raste te tjera hetimesh me te komplikuara se ai i origjinalitetit te nje videoje.