Ruci Dere me dere per te fituar zgjedhjet e 2013-es
Është zhvilluar sot mbledhja e Asamblesë së Partisë Socialiste të degës së Tiranës, pa praninë e kryetarit të saj Edi Rama. Kreu i grupit parlamentar të kësaj force politike Gramoz Ruçi në nisje të fjalës së tij e ka justifikuar mungesën e liderit të opozitës për një arsye madhore.
Në fokust të kësaj mbledhje ka qenë strategjia elektorale për zgjedhjet e viti 2013. Në fjalën e tij kreu i grupit parlamentra Gramoz Ruçi u bëri thirrje socialistëve qëtë trokasin derë më derë për të shpalosur alterantivën socialiste, në mënyrë që të fitojnë këto zgjedhje.
“Nuk duhet të lodhemi se përsërituri vesh më vesh e derë më derë alternativën tonë për rilindje shqiptare. Nuk do jemi taksidarë për të rrjepur. Alternativa jonë është sipas nevojës e jo sipas xhepit. Me PS-në në pushtet do sigurohet drejtësi sociale për 95% të popullatës, do sigruojë heqjen e njollës së turpit, atë të korrupsionit”-theksoi Ruçi, i cili shtoi se duhet të krijohen kushte për pjesëmarrje të gjerë në votim dhe duhet evidentimi i zgjedhësve
“Na duhen dy elementë të tjerë: evidentimin e zgjedhësve, mobilizimin për krijimin e kushteve për pjesëmarrje në votim, pasi sot janë 700 mijë votues dhe marrin pjesë 370 mijë”- vijoi ai.
Gjatë fjalës së tij në këtë Asamble Ruçi ka akuzuar kryeminsitrin Berisha për premtimet e pambajtura në 100 vjetorin e pavarësisë.
Gjithashtu Ruci ka folur edhe për buxhetin e vitit 2013 dhe tha se ky buxhet nuk zbut krizën dhe nuk e ul borxhin publik.
“Buxheti nuk e zbut varfërinë, por e shton atë, nuk rrit punësimin, nuk shton fuqinë blerëse”-tha Ruçi.
Kreu i grupit socilaist akuzoi Berishën për dështim në qeverisje dhe procesin e integrimit.
“Lajmi më i keq ishte refuzimi për herë të ttretë të statusit dhe përpjekjeve të saluit se fajin e ka Rama, PS, kur fajin në vetevet është mungesa e demokracisë dhe moszhvillimi I zgjedhjeve të lira, mungesa e parlamentarizmit, e pavarësisë së organeve kushtetutese, e drejtësisë, shkalla e lartë e korrupsionit, kriminalitetit, e ndotjes së mjedisit, përkeqësimi i lirive e ët drejtave të njeriut. Këto janë shkaqet që për herë të tretë si asnjëherë tjetër, është refuzuar statusi”.
Klosi: Fitorja duhet të vijë nga Tirana
Sekretari organizativ në Partinë Socialiste Blendi Klosi është shprehur se fitorja në zgjedhjet e 2013 duhet të vijë nga Tirana dhe theksoi gatishmërinë dhe kontributin e të gjithëve për të arritur këtë.
“Fitorja duhet të vijë nga Tirana. Dhe për këtë ne do japin të gjithë kontrbutin e nevojshëm”-tha ai.
Tahiri: PS, gati për fushatën zgjedhore
Në fjalën e tij, kryetari i PS-së për Tiranë Sajmir Tahiri ka akuzuar qeverisjen vendore në Tiranë dhe atë qëndrore për keqqeverisje ndërsa theksoi se Partia Socialiste është gati për fushatën elektorale dhe do t`i fitojë këto zgjedhjet e përgjithshme të 2013-ës.
“Premtoj se cilido që i ka shkuar në mend, Saliut të parit, që më 23 qershor do mund të vëjë dorë të vota e qytetarëve, se do marrë ndëshkim të paparë që nuk i ka shkuar ndërmend gjithë jetën”-tha Tahiri.
Në mbledhjen e Asamblesë së degës së Partisë Socialiste të kryeqytetit, drejtuesit e saj çelën fushatën e përgatitjeve për zgjedhjet e vitit të ardhshëm.