UKT paralajmeron debitoret Afati i shlyerjes deri me 21 dhjetor

Ujësjellësi i Tiranës bën të ditur se në fund të vitit buxhetor debitorët ndaj kompanisë kanë arritur në një nivel të papranueshëm.
Në njoftimin për media, Ujësjellësi i Tiranës njofton se të dhënat nxjerrin debitorë jo vetëm konsumatorët privatë, familjarë dhe biznese , por edhe institucione të qeverisë qendrore dhe lokale.
Sipas këtyre të dhënave borxhi i institucioneve buxhetore ndaj UKT është 132.153.720 lekë të reja, ndërkohë që borxhi i institucioneve jobuxhetore është 26.022.720 lekë, ndërsa borxhi i Bashkive dhe Komunave është 61.171.477 lekë.
UKT njofton këto kategori debitorësh se afati i fundit për shlyerjen e detyrimeve është data 21 dhjetor. Në të kundërt UKT do të zbatojë për institucionet debitorë të njëjtin standard që zbaton për debitorët privatë.