Ruçi: Gëzuar 1 Prillin QeveriBerisha: Ju drejton Nastradini
Të tjera rreth shkrimit LIVE TV/ Seanca në Parlament
TIRANE- Debate në Kuvend për pr/ligji për administratën gjyqësore si dhe ligjit për planifikimin e territorit. Kryeministri Sali Berisha ftoi deputetët socialistë të votojnë pr/ligjet.
PS thotë se do të votojë kundër këtij pr/ligji pasi nuk rregullon adminsitratën gjyqësore, por pozicionin e ministrit të Drejtësisë. E kthen ministrin në adminsitratë të çdo gjykate. sot diskutohen edhe tre dekretet e presidentit për Gjykatën e Lartë dhe atë Kushtetuese.
TOPALLI BATUTA SAIMIR TAHIRIT: PSE RRI NE FUND
“Saimir pse rri në fund. A t’vjen marre?! Të vjen turp, mirë ban që shkon në fund. Mirë ban se njeriu duhet të ketë pak pudore.”- iu drejtua kryetarja e parlementit Jozefina Topalli deputetit socialist Saimir Tahiri. Batutat kishin të bënin me arrestimin e babait të tij Bashkim Tahiri javën e kaluar për akuzën e kontrabandës së ilaçeve. Deputeti e quajti arrestimin e të atit presion politik për ti mbyllur gojën.
BERISHA: NE KRYE KENI NASTRADININ
Kryeministri deklaroi se vendimet e sotme të parlamentit janë të rëndësishme për biznesin, investimet vendase dhe të huaja në Tiranë dhe në mbarë Shqipërinë.”Heqja e TVSH-së në bujqësi, është një ligj i rëndësishëm pasi është ftesa më e shkëlqyer që u bëhet biznesmenëve shqiptarë e të huaj dhe nxitja më e madhe që i bëhet biznesit në Shqipëri”.
Nga ana e tij Berisha tha se ka mbajtur të gjitha premtimet dhe iu drejtua PS-se se natë e ditë kanë 1 prill. “Për këta shokë 1 prilli është çdo ditë e çdo natë e vitit, nuk kanë faj fajet i ka Nastradini në krye të tyre.”- tha Berisha gati në ikje nga seanca
RUCI: KRYEMINISTER GEZUAR 1 PRILLIN
Kryetari i Grupit PS-së, Gramoz Ruçi akuzoi Berishën se mashtron dhe nuk ka mbajtur asnjë premtim dhe e uroi për 1 prillin
"Gëzuar festën kryeministër se sot është 1 prilli. Ju keni premtuar dhe të gjitha i keni gënjeshtra dhe unë do ta arsyetoj këtë. 4 vjet më parë ju keni thënë:
Angazhohem se do shqyrtojmë legjislacionet e vendit për ti përshtatur me ato europiane. Sot e kësaj dite në mbyllje të manddit tuaj politik ke dorëzuar muajin e fundit 4 kode.
Objektivi ynë do të jetë renditja e Shqipërisë në 20 vendet e para me korrupsionin më të ulët. Jo se e themi ne por organizmat vëzhgues Shqipëria është vendi i fundit në Europë
Lufta me zero tolerance ndaj krimit të organziuar. Numri i krimeve është 2.8 herë më i madh.
Keni thënë se do të krijojmë 6 parqet industriale, sot nuk është vënë në punë asnjë nga parqet që ke deklaruar
Revolucioni fiskal ke thënë se do të vazhdojë pa ndalim, reformimi i sistemit të pensioneve dhe sigurimeve shoqërore. S`ka asnjë reformë.
Objektivi ynë është se në parqet industriale në autostrada etjdo të punësoje 160 mijë vende por sot numri i të punësuarve ka rënë.
Shfrytëzimi i importit për të ngritur termocentrale me qymyr dhe për fat të keq s`kemi as edhe një TEC."
BERISHA: MERR FUND PRAKTIKA E BERJES MILIONER BRENDA NATES
Kryeministri Berisha tha se miratimi i ligjit i jep fund një epoke që betonoi Tiranën dhe sulmoi Edi Ramën në kohën kur mbante postin e kryetarit të bashkisë. “Do mbetet në memorie kur kryetari i bashkisë si një i ngratë e i shkretë mbante thasët e plehrave e i shpërndante në bulevard si dëshmi e respektit të tij për qytetin. Merr fund dhe praktika e shpërblimit me leje ndërtimi dhe bërjes milioner brenda natës vetëm me faktin se kishe teserën e PS dhe paguajnë 20 % pa bërë fjalë.”
Duke iu referuar ligjit për planifikimin e territorit, kryeministri Berisha theksoi se me anë të këtij ligji merr fund epoka e betonizimit dhe e shkatërrimit.
“Kushtetuta u mor peng nga një klan miliarderësh të PS që nuk lejuan që Tirana të bëhej me plan rregullues. Një plan i premtuar që në muajin e parë të mandatit nga kreu i PS-së, por një plan i shtyrë në kalendar për të mos u realizuar kurrë prej tij, ndryshimet që votuat në përputhje me planin kanë një rëndësi të madhe se ato heqin autoritetit qendror të gjitha kompetencat e mëparshme të trashëguara nga regjimi i kaluar dhe i kalojnë krerëve të bashkive dhe komunave” tha Berisha.
XHAFAJ: DEKRETET PER GJYEQESORIN PROCES KULISASH
Deputeti Fatmir Xhafaj akuzoi kryetaren e parlamentit dhe presidentin Bujar Nishani se po shkelin Kushtetutën e Ligjin me votimin e 3 dekreteve për Gjykatën e Lartë e në Kushtetutese. ”Kryertarja e ka bllokuar dekretin e presidentit Topi. Presidenti Nishani nuk ka reaguar por me heshtje e ka miratuar. Kjo është shkelje e rëndë e ligjit nga kryetarja e kuvendit. Presidenti po realizon në proces kulisash e aspak transparent. Një hap prapa krahasur dhe me paardhëshit e tij....një proces i mbyllur brenda presidencës, duke mos u konsultuar me grupet e interesit, partitë. Një proces kulisash që vendoset në kryeministri dhe noterizohet në presidencë dhe mbyllet me kartonat pa zë formale të parlamentit”
Sipas Xhafajt vendimi i presidentit bie ndesh me Kuvendin. Aia thotë se procedurat për emërimin janë antikushtetuese, antiligjore dhe jo tranasparente.
"Emërimin në Gjykatë Kushtgetuese e dy gjyqtarëve të Gjykatës së Lart6ë që i i përfundon mandate në dy vitete e ardhshme nuk bëhet për t’i bërë respekt por për të krijuar vende vakant, për të emëruar 3 gjyqtarë të njohur për lidhje politike e krahinore. Kjo është goditje e radhës për transparencën gjyqësore.”- tha Xhafaj. Nga ana e saj kryetarja e Parlamentit tha se “fjala e Xhafajt ishte jashtë rendit të ditës.”
Për ministrin, kjo nismë është një nga reformat më të rëndësishme të sistemit gjyqësor, reforma për modernizimin dhe konsolidimin e administratës gjyqësore në Shqipëri.
”Pr/ligji mban firmën e ekspertëve europianë dhe 400 gjyqtarëve dhe 500 zonja që punojnë në administratë gjyqësore janë pro këtij pr/ligji.Si mund të thoni që nuk përmbush standartet ?”- tha Halimi. Ndërkohë që deputetja socialiste Shega Ligori tha se pr/ligji “Nuk rregullon administratën gjyqësore, por pozicionin e ministrit në gjyqësor. Projektligji e kthen ministrin e Drejtësisë de fakto në kryeadministratorin e çdo gjykate në veçanti dhe të tërë gjykatave të shkallës së parë dhe të shkallës së dytë në tërësi, duke rrezikuar pavarësinë e funksionimit të tyre."- tha Ligori.
"Ligjet për reformën në drejtësi duhet të miratohen me shumicë të cilësuar, ndërsa drafti është vendosur të kalojë me shumicë të thjeshtë. Kjo është shkelje kushtetuese, pasi administrata gjyqësore është pjesë e rëndësishme e pushtetit gjyqësor" tha deputetja e PS-së.
Nisma ligjore e qeverisë që përfshin 57 nene, është hartuar në bashkëpunim me ekspertizën e misionit EURALIUS bazohet në standardet më të mira të Bashkimit Europian. Drafti i jep administratës gjyqësore një status që e mbron dhe e garanton në ushtrimin e veprimtarisë së përditshme si barriera e parë e përplasjes së publikut me gjykatat.
SEANCEN E KALUAR DEKRETET SU VOTUAN
Seancën e kaluar mazhoranca nuk kishte 71 vota për kalimin e dekreteve për emërimin e Besnik Imerajt dhe Gani Dizdari në Gjykatën Kushtetuese dhe Xhezair Zaganjori në Gjykatën e Lartë, prandaj nuk u hodhën në diskutim.
Maxhoranca seancën e kaluar në sallë kishte 69 deputetë, ndërkohë që Opozita kishte 51 deputetë. Javën e kaluar LSI deklaroi se dekretet ishin tërhequr nga votimi minutën e fundit pasi nuk kishte pasur kuorum, dhe jo ndonjë ftohjeje mes PD e LSI, ndërkohë që mediat duke iu referuar burimeve nga mazhoranca shkruanin se ka qenë një shkak më i fortë, që kishte të bënte me qëndrimin refuzues të LSI-së për të votuar 3 dekretet.
Shkak sipas medias ishte bërë mos përfshirja nga mazhoranca në listën e dekreteve që duhet të votoheshin edhe dekretin e mëparshëm të propozuar nga ish presidenti Bamir Topi për Artan Hoxhën, i cili 10 muaj më parë u propozua për anëtar të Gykatës Kushtetuese në vend të Plarent Plloçit.
Kuvendi mbyll punimet më 9 maj dhe vendi hyn zyrtarisht ne fushate elektorale.
(sg/shqiptarja.com)