E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ruçi: Jemi të gatshëm për zgjidhjen e krizës

Në një konferencë për shtyp, kryetari i grupit kuvendor socialist, Gramoz Ruçi deklaroi se fillimisht komisioni hetimor duhet të nisë nga hapja e materialeve zgjedhore, ku për fletët e votimit opozita ka ofruar kompromisin e saj.

“Ne vlerësojmë se nuk ka hetim me ekzekutimin e fletëve të votimit. Kompromisi për fletët e votimit konsiston në kërkesat që mund t'i bëjnë drejtuesit e institucioneve shqiptare Komisionit të Venecias, si dhe në ngritjen e komisionit hetimor, ndërsa vazhdojnë negociatat për fletët e votimit duke eliminuar mundësinë e asgjësimit të tyre", deklaroi z. Ruçi.

Kryetari i grupit socialist u shpreh se kjo forcë politike nuk do të tërhiqet nga beteja e saj, edhe nëse maxhorancës do t’i mungojë vullneti për ngritjen e një komisioni hetimor. Sipas tij, nëse ndodh kjo, atëherë opozita do të vijojë protestat në cdo fshat e qytet, duke përfunduar në Tiranë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›