"Uashington Post": Disa zyrtarë afganë paguhen nga CIA
Gazeta njujorkeze u referohet disa burimeve amerikane, sipas të cilave disa nga funksionarët janë madje në borderonë e CIA-s prej shumë kohësh. Këto pagesa janë bërë për të ndihmuar agjencinë e shërbimeve sekrete amerikane për të mbajtur burime informacioni në brendësi të pallatit presidencial, shkruan gazeta.
CIA i vazhdoi këto pagesa pavarësisht shqetësimeve të ngritura nga administrata Obama se SHBA, duke mbështetur funksionarët e korruptuar, mund të dobësojë kërkesat ndaj Karzait për të luftuar korrupsionin në Afganistan.
Dje ishte e përditshmja tjetër amerikane “New York Times” që publikoi se akuza ndaj këshilltarit për sigurinë kombëtare të Afganistanit, Mohamed Zia Salehi, një bashkëpunëtor i ngushtë i Karzait. Sipas gazetës, Salehi paguhej nga CIA.