E Diel, 1 Nëntor 2026

Ruçi: Kuvendi po zvarrit nismat tona

Parlamenti kërkon të zvarrisë me procedura parlamentare dy nismat e PS-së për transparencën e zgjedhejve. Kështu deklaroi në një prononcim për mediat kryetari i Grupit Parlamentar Gramoz Ruçi pas takimit me kryetaren e Kuvendit Topalli. Ruçi duke bërë të ditura edhe qëllimin e takimit i cili është vendosja e shqyrtimit të nismave të PS-së në seancën e sotme plenare në fund të rendit të ditës. Ai shtoi gjithashtu se një tjetër pikë e diskutimit ishte edhe shqyrtimi i nismave nga komisioni i ligjeve vetëm dy ditë para seancën së Kuvendit, gjë që siaps tij nuk është normale.
"Kërkova që nismat tona të diskutohen që në fillim të seancës dhe jemi në pritje të një përgjigje nga kuvendi" theksoi Ruçi.
Ndërkohë vendosjen në rendin e ditës edhe të ligjit të gjykatës administrative Ruçi e cilësoi këtë gjë si një tjetër provokim për opozitën.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›