E Shtunë, 31 Tetor 2026

Doktrina E NATO-s në Tiranë, mbërrin Këshilli i të Urtëve

Një mision i NATO-s nga grupi i të urtëve pritet të vizitojë Tiranën gjatë javës së dytë të marsit, për të konsultuar strategjinë e re të Aleancës së Antlantikut të Veriut. Kështu ka deklaruar në komisionin e sigurisë zv.ministrja e jashtme Edit Harxhi e cila së bashku me ministrin e mbrojtjes Arben Imami njohën deputetët me punën e bërë nga institucionet rreth konceptit të ri strategjik të NATO-s.
Ministri Imami dhe zv. mininstria Harxhi janë mjaftuar me përcjelljen e informacione të përgjithshme gjatë kohës kur në komision ishin edhe mediat, ndërkohë që komisioni i sigurisë ka mbyllur dyert gjatë pjesës tjetër të seancës për shkak të informacionit të klasifikuar që kanë përcjellë dy zyrtarët e lartë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›