E Diel, 1 Nëntor 2026

Ruçi: Marrëveshja nuk u pranua nga mazhoranca


Duke iu referuar apelit të kryeministrit Sali Berisha që opozita dhe mazhoranca t'i kthehen traditës së bashkëpunimit, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi deklaroi se opozita është në Kuvend për bashkëpunim, por edhe që mos pengohet integrimi dhe liberalizimi i vizave për shqiptarë.

Ruçi pohoi për zgjidhjen e krizës politike në Shqipëri janë mbajtur në Bruksel dy takime me përfaqësuses të mazhorancës dhe opozitës. "Përfaqësuesi i Ramës i ka thënë OK marrëveshjes, por përfaqësuesi i mazhorancës kundërshtoi marrëveshjen. Prandaj dolën me një deklaratë kryetarët e grupeve parlamentare në PE", tha Ruçi.
Ai sulmoi kryeministrin Berisha duke e akuzuar se nuk do zgjidhjen e krizës.

Sipas tij, opozita është në Kuvend për viza për shqiptarët dhe jo për t'iu vënë viza Shqipërisë. "Vizat dhe integrimi për shqiptarët apo vizë Shqipërisë është këmbana që duhet të bjerë për mazhorancën e opozitën", u shpreh ai.
Zoti Ruçi pohoi se qeveria nuk ka luftuar korrupsionin e trafikimin siç pretendon. "Bizneset e dinë se ç'korrupsion galopant ka. Punëtorët e dinë se si rezultat i korrupsionit janë shitur tenderat nga 3-4 herë, ndaj punëtorët e autostradave kanë muaj që nuk marrin rrogat", saktësoi ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›