E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA, zgjerohet lista e kompanive iraniane të prekura nga sanksionet


Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë njoftuar ditën e mërkurë listën e kompanive ekononomike iraniane të penalizuara nga paketa e sanksioneve. Në këtë draft u njoftuan zgjerimi i listës së firmave iraniane të cilat preken nga sanksionet e vendosura disa ditë më parë prej Këshillit të Sigurimit. Listës i janë bashkangjitur të paktën 30 subjekte të tjera iraniane të cilat akuzohen se kanë ndihmuar Teheranin për të zhvilluar programin e tij bërthamor. Sipas Uashingtonit, lista e re është përpiluar bashkarisht me aleatët europianë dhe vendet e tjera mbështetëse të sanksioneve ndaj Iranit.
Shteti amerikan ka vendosur me anë të kësaj paketë sanksionesh që të paralizojë asetet dhe kapitalet e këtyre kompanive të cilat mund të lidhen me tregun ose me bankat amerikane. Timothy Geithner, sekretari i thesarit të SHBA-së njoftoi se në javët në vijim do të shtohej lista e kompanive të cilat do të penalizohen nga sanksionet e vendosura javën e kaluar nga Këshilli i Sigurimit.
"Ne kemi penalizuar të gjitha ato kompani të cilat kanë bashkëpunuar me qeverinë iraniane në lidhje me programin bërthamor. Gjithasht Shtëpia e Bardhë njofton se në ditët në vijim do të shtohet lista e kompanive të cilat do të penalizohen nga aktiviteti i tyre në bashkëpunim me qeverinë e Iranit."- u shpreh Geithner.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›